Zeka thotë se Prokuroria Speciale kishte një strategji: Nëse Thaçi nuk përgjigjej, do të arrestohej

Ish deputeti dhe analisti Milaim Zeka tha se Prokuroria Speciale ka pasur një strategji që nëse Hashim Thaçi nuk do të përgjigjej, ai do të arrestohej.

Sipas Zekës, bërja publike e aktakuzës ka qenë një luftë e hapur mes BE-së dhe SHBA-së.

Sipas Zekës, bërja publike e aktakuzës ka qenë një luftë e hapur mes BE-së dhe SHBA-së.

“Prokuroria ka pasur një strategji, që nëse Thaçi nuk do të përgjigjej, sipas informacioneve që kam, do të arrestohej dhe konsideroj se mbrojtja në heshtja e dëmton çdo njeri që pretendohet se ka bërë krime lufte. Presidenti është mbrojtur në heshtje. Bërja publike e aktakuzës ka qenë një luftë e hapur mes BE-së dhe SHBA-së. Dihet se boshti Gjermani-Francë janë publikisht kundër politikave të Trump-it dhe rritja e dinamizmit për ta arritur një marrëveshje jetike për Kosovës mes asaj dhe Serbisë, solli publikimin e aktakuzës atëherë ku Thaçi po nisej drejt Uashingtonit”, tha ai

Zeka tha se vetëm Kosovës i shërben marrëveshja, sepse sikurse të mos ishte presioni i ndërkombëtarëve Serbia nuk do të fliste as për pluhurin e rrugës në Kosovë

“Shumë analistë që nuk ia kanë haberin analizës, sepse flasin për të gjitha çështjet e fushat. Shumë herë po thonë se po nxitohet që të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. Vetëm Kosovës i shërben marrëveshja, sepse sikurse të mos ishte presioni i ndërkombëtarëve Serbia nuk do të fliste as për pluhurin e rrugës në Kosovë. SHBA ka qenë lokomotiva e zgjidhjes së gjitha problemeve mbarëshqiptare. BE është e përçarë. Tjetër strategjia ndjekin vendet skandinave, tjetër Franca dhe Serbia, apo edhe Italia. Ne jemi një vend shumë i vogël, Shqipëria dhe Kosova janë sa një shopping center në Berlin ose Uashington.

Referuar çështjes së shkëmbimit të territoreve, Zeka u shpreh se politikanët në Shqipëri dhe Kosovë kanë shpikur idenë se do t’i shiten territore Serbisë

Politikanët në Shqipëri dhe Kosovë kanë shpikur idenë se do t’i shiten territore Serbisë. Këtu u shpik tradhtia e Thaçit. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Ai është kundërshtari im më i madh. Një njeri si ai që ka luftuar dhe është dënuar me burg, tani do ta shiste Kosovën, në paqe. Këto ide i ka nxitur më shuam në Shqipëri Edi Rama që është marrë me çështjen e Kosovës për populizëm dhe për të marrë vota. Edi Rama ka folur me një patriotizëm ekstrem në Kosovë, ndërkohë që Kosovës i ka vënë taksë 10 euro, kur e di që turizmi shqiptar mbahet nga kosovarët”, tha Zeka.

Zeka shtoi se formimi i Asosacionit të Komunave Serbe, do të ishte krijimi i shteteve të vogla brenda Kosovës.

Nuk ka pasur marrëveshje për tradhti dhe shitje të territorit të Kosovës. Thaçi ka qenë në krahasim me Vuçiqin sikurse lepuri me elefantin. Fuqia e tij ndërkombëtare ka qenë e madhe. Ka qenë si lëvizje për të dëmtuar dialogun. Nëse Serbia krijon Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, atëherë ne të gjithë duhet ta lëshojmë Kosovën, pasi do të krijohen shtete të vogla brenda Kosovës. Drejt Shtëpisë së Bardhë po shkohej vetëm me teori”, tha ai.