Një grua është vrarë nga burri i saj, më pas i njëjti ka kryer vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur në lagjen Emshir të Prishtinës, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri e cila bësohet se është përdorur në këtë rast.
Për vrasjen e gruas dhe vetëvrasjen e burrit, T7 ka raportuar nga vendi i ngjarjes. Sipas deklaratave të para të fqinjëve, çifti kanë pasur probleme mes vete dhe dyshohet se njëra nga motivet e tragjedisë është xhelozia.
Gazetari i T7 ka sqaruar se informacionet mbi motivet janë të pakonfirmuara nga autoritetet, ndërsa një gjë të tillë e kanë theksuar fqinjët e viktimave.null
Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç.
Policia është deklaruar për rastin, në njoftimin e tyre thuhet se hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.
