Zarf në BBVA! Selina lexon përmbajtjen, ja çfarë ndodhi (VIDEO)
Një zarf i ri ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë këtë herë një surprizë më të qetë për banorët.
Duke pare situaten e tensionuar dhe sherret e vazhdueshme, produksioni ka marre vendimin te sjelle nje zarf ku finalistët kanë përfituar një trajtim trupi dhe momente relaksi, një “pushim” i vogël nga presioni i madh i ditëve të fundit drejt finales.
Banorët e pritën me entuziazëm këtë mundësi, duke shfrytëzuar kohën për t’u çlodhur dhe për të larguar stresin e akumuluar gjatë javëve intensive të lojës.
Megjithatë, ky zarf ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje në rrjet, pasi vjen në një moment shumë delikat për formatin.
Pas debatit të ashpër dhe kërcënimeve mes Rogertit dhe Mateos, publiku ishte në pritje të një “Zarfi të Zi” dhe një reagimi të fortë nga produksioni.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë vendim apo reagim zyrtar për atë që ndodhi, duke lënë ndjekësit të habitur dhe të pakënaqur.



