Vritet për 21 euro një amerikan në Beograd

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë.

Amerikani raportohet se u vra nga lakmia për vetëm 2,500 dinarë (21 euro), ka mësuar blic transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

Viktima, një shtetas amerikan, është 54 vjeçar dhe ka qenë në kryeqytetin serb që nga dhjetori. Identiteti dhe informacione të tjera rreth tij nuk janë bërë të ditura.

Të tre të arrestuarit. V. (57), RB (35) dhe MJ (38) janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe marrjen e jetës së një shtetasi amerikan dhe Republikës së Serbisë.

Me vendim të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, të dyshuarit u ndaluan deri në 48 orë dhe ata do të merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.