Vrasja dhe plagosja në Drenas, zbulohet motivi i rastit tragjik

Mbrëmë në Drenas ka ndodhur një ngjarje tragjike, raporton Politika Jashtme.

Një i mitur i moshës 15 vjeçare ka mbetur i vrarë. Plagë të rënda ka marrë edhe babai i tij

Mbi ta dyshohet se ka qëlluar një komshi i tyre. Ky i fundit është dorëzuar në Polici. E po ashtu edhe babai i tij, pjesëmarrës në ngjarje.

Deri te rasti tragjik ka ardhur pas zënkës që patën palët për disa metra dru që ishin në mal të shtetit.