Voton ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, thirrja për qytetarët: Vota, fuqia juaj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka ushtruar mëngjesin e kësaj të diele të drejtën e votës në një nga qendrat e votimit në Tiranë, nga ku i bëri thirrje të drejtpërdrejtë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja theksoi rëndësinë që ka vota si një nga instrumentet më të fuqishme të qytetarisë dhe demokracisë. Ajo theksoi se angazhimi qytetar në këtë ditë zgjedhjesh është më i rëndësishëm se kurrë, pasi sipas saj nga vota ajo që fiton është demokracia dhe Shqipëria.

“Vota është zëri dhe fuqia qytetare më e madhe. Ushtrimi i kësaj të drejte thelbësore dhe kësaj detyre qytetare është sot më i rëndësishëm se kurrë më parë. Duke votuar, duke u shprehur qartë, duke respektuar njëri-tjetrin, ajo që fiton është Shqipëria 🇦🇱. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani!”, shkruan Koçiu.

Nga rubrika

Back to top button