Vjosa Osmani i reagon Mushkolajt pasi ai veprimet i saj i quajti “fore të lodhta”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, përmes një pjese të fjalimit të saj në Prekaz, i është kundërpërgjigjur një deklarate te njohësit të çështjeve politike, Imer Mushkolaj, i cili veprimet e saj i quajti të “lodhta” dhe “blla blla”.

Osmani thotë se “prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’.

“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.