Vjen deklarata e fundit nga LDK, në lidhje me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente!

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një prononcim për klankosova.tv, ka thënë se nuk janë në dijeni nëse do të votohet sot kandidatja e VV-së për presidente.

”Nuk kemi informata nëse seanca për presidentin do të mbahet sot”, ka thënë Gashi.

Gashi i pyetur nëse do të jenë i gjithë Grupi Parlamentar i LDK-së në sallë në rast se thirret sot seanca, ai tha se nuk e di nëse janë të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvend.

”Nëse thirret seanca për sot, të gjithë ne që jemi në Kuvend do të marrim pjesë në seancë. Dhe nuk e di nëse janë të gjithë deputetët në Kuvend, pasi që disa prej tyre janë shpërndarë pas seancës së sotme”, është shprehur Gashi për klankosova.tv.

Gazeta Blic ka raportuar se minoritetet joserbe kanë disa kushte për ta votuar Vjosa Osmanin.

“Disa nga deputetët e minoritetit joserb kanë disa kërkesa për ta votuar Osmanin. Andaj, mund që edhe të mos procedohet sot me seancën e Kuvendit”, tha ky burim, duke mos saktësuar se kush janë këta deputetë që po kundërshtojë zgjedhjen e Osmanit e as cilat janë kushtet e tyre.

Zyrtarisht as nga minoritetet as nga Vetëvendosje nuk e kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, para pak çastesh Gazeta Blic ka raportuar se ndërkombëtarët po bëjnë presion mbi Listën Serbe.Burime të gazeta Blic nga ky subjekt politikë kanë thënë se presionin ka qenë aq i madh saqë edhe Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është marrë më këtë çështje.

Madje, sipas këtyre burimeve Palmer është kujdesur që të sigurohet mirë për Listën Serbe saqë ka komunikuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuciq.

“Lista Serbe do të qëndroj në sallë – ka qenë kërkesë direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës madje për këtë ka pasur biseda edhe mes presidentit serb dhe zyrtarëve të lartë të SHBA-ve.Gazeta Blic ka provuar të marrë një qëndrim nga shefi i Listës Serbe apo kushdo nga ky subjekt politik serb por ata nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se kanë qëndrim të mos deklarohen për këtë.

Ndërkohë, VV-ja ka mbledhur nënshkrimet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Por, para se ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, pritet të procedohet për në Kuvend projektligji për zgjedhjet në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka kërcënuar se nëse nuk zgjedhet Vjosa Osmani presidente, atëherë shkojmë në zgjedhje të reja