Vizita e Biden në Europë, çka pritet nga kjo?

Presidenti i SHBA’së Joseph Biden ka nisur turneun e tij në Britaninë e Madhe, faza e parë e turneut të tij evropian gjatë së cilës ai do të këmbëngulë në forcën e aleancës transatlantike dhe do të ketë takimin e parë me homologun e tij rus Vladimir Putin, shkruan Gazeta Metro.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara në botë – G7 në Britaninë e Madhe. Takimi do të përqendrohet kryesisht në klimën dhe pandeminë e virusit korona.

Pjesa më e rëndësishme e vizitës së Biden në Evropë do të jetë takimi me Putinin më 16 qershor në Gjenevë.

Shtëpia e Bardhë nuk e njoftoi takimin në detaje, por deklaroi se një konferencë e përbashkët për shtyp nuk është planifikuar për tani, ndryshe nga takimi i ish- presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Putin në Helsinki në vitin 2018, kur të dy u paraqitën para gazetarëve së bashku.

Por, çfarë pritet nga kjo në Kosovë?

E para e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani ka theksuar se ka shumë pritshmëri nga presidenti Biden, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe Evropën si kontinent.

“Së pari, unë besoj që presidenti Biden e kupton se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Evropës. Rajoni ynë ka vuajtur shumë kur nuk kishte bashkëpunim të mirë mes këtyre dy palëve. Fakti që presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e NATO-së, tregon se sa e rëndësishme është kjo aleancë për sigurinë e botë”, tha Osmani të mërkurën ka marrë pjesë në një bashkëbisedim virtual të organizuar nga “Atlantic Council”.

Osmani theksoi se Samiti i NATO’s ka rëndësi për shtetet që nuk janë pjesë e saj, duke përfshirë edhe Kosovë.

“Fakti që ai do të shkojë në Bruksel për Samitin e NATO-së, shpresoj që ky të jetë një element që do t’i rrisë përgatitjet e shteteve në rajonin tonë që nuk janë pjesë e Aleancës”, tha ajo./gazetametro.net