Video/ Vaksinohet kryeministri Edi Rama


Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit në vend. Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse lajmëroi ka marrë sot vaksinën, pas shefes së Infektivit Najada Çomo.

Fillimisht Rama ka plotësuar formularin sipas procedurës. Pas kësaj kreu i qeverisë mori vaksinën. Ndërkohë kreut të qeverisë do t’i duhet të qëndrojë 30 minuta pas marrjes së injeksionit në stadiumin “Air Albania”.