Video : Shoferi vozit në anën e kundërt në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj një shofer është filmuar duke vozitur kështu në anën e kundërt të rrugës duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Në pamjet se siguruara nga Reporteri.net, shihet se vetura vazhdon të lëvizë në krahun e kundërt, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Kujtojmë se ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i aksidenteve, e sidomos i aksidenteve me fatalitet. Vetëm gjatë vikendit kanë ndodhur disa aksidente, ku 5 persona kanë vdekur nga plagët e marra.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia e Kosovës, në gjysmën e parë të vitit 2021 në aksidente në komunikacion kanë humbur jetën 50 persona. Vetëm të dielën, në dy aksidente të ndryshëm trafiku kanë humbur jetën pesë persona.