VIDEO: Kur Joe Biden kërkonte bombardimin e Beogradit

Joe Biden është shumë afër që të zgjidhet president i 46-të i SHBA-ve.

Fitorja e tij po mirëpritet shumë edhe në Kosovës, marrë parasysh kontributin e hershëm të Biden për çlirimin e Kosovës.

Biden ka qenë një nga mbështetësit e hershëm të Kosovës në Senatin Amerikan. Ai ka qenë mbështetës i kauzës së vendit tonë për liri dhe një kundërshtar i madh i Serbisë dhe agresionit të saj në vendet e ish-Jugosllavisë, shkruan Reporteri.

Biden mbështetur fuqimisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, në Kosovë, si dhe është shprehur në favor të pavarësisë së Kosovës, përpara se këto dy zhvillime të bëheshin realitet.

Në vitin 1998 gjatë një debati në senatin amerikan, Biden kishte mbajtur një fjalim për konfliktin Kosovës–Serbi.

Aty ai thotë se ka sugjeruar që Beogradi të bombardohet.

“Unë sugjerova që të bombardojmë Beogradin, kërkova të dërgoja pilotët amerikanë atje dhe të hidhja në erë të gjitha urat në Drin,” – është shprehur Biden.

Kujtojmë se në maj të vitit 2009 Biden kishte vizituar Kosovën.

Së fundmi si kandidat për president, Joe Biden, e ka publikuar një plan disa pikësh, ku ka shpalosur se do të duken marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë.

Sipas tij, Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtar.

Ai po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

Biden ka theksuar se nëse bëhet president, do ta ndalojë qasjen e pabalancuar të Presidentit aktual Donald Trump në lidhje me Kosovën dhe Serbinë