Vetura godet këmbësorin në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Një veturë derisa ishe duke lëvizur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Lexo Edhe: Ngjarje e rëndë në Zvicër, burri vret kosovaren: Pamje të çiftit dhe shtëpisë ku ndodhi ngjarja


“Sot rreth orës 12:30, në udhëkryqin e rrugëve Agim Ramadani me Xheladin Rekaliu, ka ndodhur një aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut.