Veshje false Valentino dhe ora false Rolex, Guardia di Finanza zbulon mallin e dërguar nga Shqipëria

Veshje dhe ora të falsifikuara, të prodhuara në Shqipëri, u gjetën në portin e Brindizit, në Itali. Sipas medias lokale, Guardia di Finanza zbuloi një ngarkesë të madhe me rroba pune të zbarkuar në një kamion, në të cilën shkruhej se ishte mall nga Shqipëria, ndërsa mbante etiketën ‘Made in Italy’, pavarësisht se dokumentacioni që e shoqëronte shkruante se ishte me origjinë shqiptare.


Në një automjet të tonazhit të rëndë, i nisur nga Shqipëria, thuhej se gjendeshin 1350 komplete pune. Por nga kontrolli tek ngarkesat u gjetën të fshehura rreth 10 mijë shaje e 23 mijë dorashka të falsifikuara ‘Valentinp’, si dhe 10 mijë palë atlete të falsifikuara ‘Converse’. Ekspertët dolën në përfundimin se malli ishte i falsifikuar dhe jo origjinal.