Vendoset në New York “ora që numëron ditët deri në fundin e botës”

Toka ka një afat”, ekrani LED pulson çdo minutë. Që nga sot, 28 shtator, ky afat është rreth 7 vjet dhe 94 ditë.

Sikur pandemia e Covid-19 të mos mjaftonte për të krijuar ankth te njujorkezët, një instalim i ri i përkohshëm në një ndërtesë të famshme të Manhatanit i kujton botës se një krizë tjetër masive po na godet.

Ora ikonike dixhitale Metronome e shtrirë nëpër një ndërtesë përballë Union Square fundjavën e kaluar u shndërrua në një “Orë Klimatike” që transmeton kohën e mbetur për të shmangur një katastrofë klimatike.

Ora e klimës” numëron vitet, ditët, orët, minutat dhe sekondat e mbetura për të frenuar emetimet e gazeve serë. Kufizimi i ngrohjes globale në 1.5°C është thelbësor, thonë shkencëtarët dhe mund të arrihet duke shmangur rritjen e paqëndrueshme të niveleve të detit, përmbytjet, humbjen e shkëmbinjve nënujorë koralorë, zjarret dhe katastrofat e tjera.

Afati është bazuar në të dhënat e Institutit të Kërkimeve Mercator për Global Commons dhe Ndryshimet Klimatike (MCC), krijuesi i “Orës së Karbonit”.