Vedat Muriqi i pafat, dëmtohet sërish

Vedat Muriqi ishte i pafat teksa ai u detyrua të linte para kohe takimin mes Mallorca-s dhe Celta-s, me sulmuesin që u largua në minutën e 37 për shkak dëmtimi.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte titullar në takimin e sotëm, por ai u pengua nga dëmtimi, që në fakt këtë sezon ka pasur disa të tillë.

Nuk dihet ende se në çfarë shkalle është dëmtimi i “Piratit” dhe një përditësim më i saktë pirtet të vijë në orët në vijim.

Muriqi ka qenë 26 ditë jashtë fushave këtë sezon për shkak dëmtimi dhe ai ka humbur tre ndeshje të Mallorca-s në porces.

Nga rubrika

Back to top button