Vdes vogëlushja nga Lipjani që kishte pësuar aksident me veturë muajin e kaluar

Vogëlushja nga fshati Krojmir i Lipjanit ka vdekur dje pas një aksidenti me makinë që kishte pësuar muajin e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani përmes një postimi në Facebook.

“E nderuara familje Meta,Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashures suaj, Vlora Meta. Vajzat e sjellshme si Vlora gjithmonë lënë pas vetes dhembje, prandaj veprat e saj si nxënëse dhe vajzë shembullore lënë kujtime të mira.

Ju lutem që në emër timin dhe të familjes t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Rizani