Vdes një paciente me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Një grua e infektuar me coronavirus ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Sipas njoftimit të spitalit, pacientja kishte edhe sëmundje shoqëruese.

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 61 pacientë me COVID-19 ndërsa 11 prej tyre po asistohen me oskigjeno- terapi

Sipas raportit të spitalit një pacient është në gjendje të rëndë ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile

COVID-19 ka prekur edhe një pjesë të stafit në këtë spital, katër mjekë dhe pesë infermierë si dhe një bioingjinjer, ndërsa gjashtë të tjerë po presin rezultatin.

Në raport tutje thuhet se gjatë 24 orëve kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë 169 pacientë.

Nga rezultatet e IKShPK-së mbrëmë kanë rezultuar 12 pejanë pozitiv me coronavirus