VDES NJË 70-VJEÇAR NGA KLINA, PRITET REZULTATI I TESTIMIT PËR COVID-19

Një 70-vjeçar nga Komuna e Klinës, i cili dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ka vdekur gjatë ditës së sotme, ende pa i dalur rezultatet për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderi.com, drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, i cili tutje ka shtuar se rezultatet do të dalin sot.

Një qytetar i Komunës së Klinës ka ndërruar jetë para pak orësh. Ka qenë i testuar për koronavirus, së shpejti e pranojmë rezultatin. Viktima është moshë e vjetër, rreth 70-vjeç. Ka pasur edhe sëmundje shoqëruese. Jemi në pritje të rezultateve të cilat dalin sot”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa, në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, lidhur me rastet e reja dhe gjendjen me Covid-19 në Kosovë, thuhet se gjashtë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit nga ky infeksion, duke çuar në 164 numrin e përgjithshëm të viktimave.