Vdes nga COVID-19 një punonjës i QKMF-së në Prizren


Një punonjës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren ka vdekur sot nga COVID-19.

I njderi ka qenë koordinator i sistemit shëndetësor në QKMF-në e kësaj komune, ndërsa ishte shtrirë për trajtim në Spitalin e Prizrenit dhe ishte i intubuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

“I ndjeri ka qenë Koordinator i sistemit shëndetësor pranë QKMF-së dhe ka qenë me Covid -19. Ishte shtrirë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe ishte i itubuar”, tha Shehu për Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy vdekje si pasojë e COVID-19, 186 raste me koronavirus dhe 54 të shëruar. Si rëndom për nga numri i rasteve me koronavirus prin Prishtina me 72. /Gazeta Express/