Vdes nga Covid-19 babai i doktoreshës kosovare, i qëndroi 12 ditë rresht afër!

Doktoresha e QKUK-së, Tokjona Lajçi për gati dy javë i qëndroi afër babai të saj, të prekur me Covid-19, por që i njëjti nuk arriti ta mposhtë këtë virus që ka kapluar gjithë botën.

Sopranoja kosovare, Arta Jashari ka publikuar një artikull të dhimbshëm, transmeton Politikajashtme

Postimi i plotë:

“Mbrëme mora nje mesazh shumë te prekshem dhe dua te ndaj me ju .
Perderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj , shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi , tashme i ndjere. Dr Tokjona per 12 dite rresht u kujdes per babin e saj te prekur me Covid19 ne Kliniken Infektive , ku edhe u infektua ajo vehte dhe i qendroi afer deri ne frymen e fundit babit te saj.

Me tha : “ Nuk po ja fali dot vehtes , se jam Doktorreshe dhe kam deshtuar ..”
Sot, ne ditelindjen e saj desha te i them publikisht Tokjona Lajçi qe ti per te gjith ne qe jemi ne te njejtin vagon perballe kesaj tragjedie, qe ti nuk ke deshtuar , por je nje Heroine qe ke bere çmos per te shpetuar babin tend . Zoti te lehtesofte dhimbjen , i qofte dheu i lehte babit tend dhe te gjith atyre qe kane humbur ne kete beteje..