Vazhdon të ftohtit në Kosovë, këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Sot në Kosovë mbetet ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.


Prishtina Weather njofton se orëve të pasdites dhe mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore dhe shiu.

“Në vise malore priten kohë pas kohe reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 8C, e në vise malore -7C deri 0C. Erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-5m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në kushte të qetësisë kalon në vlera të dobëta”, njofton PW.

Ndërkaq nesër, më 20 mars, do të jetë ftohtë, kryesisht vranët me reshje bore dhe shiu, të cilat më vonë gjatë ditës shndërrohen në reshje bore.

“Në zona malore reshjet e borës do të jenë më intensive. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 6C, e në vise malore -6C deri -2C. Erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 1. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare”, njofton PW.