Vazhdon fshesa në Polici – Pas Emin Beqirit, degradohet edhe Drejtori i Policisë Kufitare

Burimet e Gazetës Express tregojnë se edhe Drejtori i departamentit të Policisë Kufitare Shaban Gruda, është degraduar nga ajo pozitë.

Burime të besueshme thanë se përveç Beqirit dhe Grudës ka edhe zyrtarë të tjerë të degraduar.

Beqiri është transferuar në policinë rajonale në Prizren, në një tjetër pozitë. Ndërsa për Grudën nuk janë dhënë informacione shtesë.

Për këto ndryshime nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.