Vau i Dejës – Berisha: Brenda 1 mandati si kryeministër do të zgjidh problemin e pronësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Vau i Dejës, u angazhua për një zgjidhje të përfundimtare të problemit të pronësisë në Shqipëri brenda katër vjetësh. Ai premtoi se do të mundësojë një proces të drejtë dhe të shpejtë, që do t’i japë fund pasigurisë për pronarët.
Berisha kritikoi qeverinë ‘Rama’, duke përmendur shpenzimet e tepërta, sipas tij, dhe abuzimet me fondet publike, duke theksuar se qeveritarët po jetonin në luks.
Ai shpjegoi se gjatë mandatit të tij, do të mundësohen mbështetje financiare dhe incentiva për fermerët dhe prodhuesit vendas, duke garantuar subvencione, kredi të buta dhe mbështetje për sektorin bujqësor dhe të energjisë.
Berisha premtoi se do të vendoset një taksë prej 10% dhe do të rregullohen çmimet e energjisë për të mbështetur bizneset e vogla.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të potencialeve natyrore dhe prodhuesve vendas për të rritur ekonominë e vendit dhe për të siguruar një nivel më të lartë jetese për qytetarët.
Një tjetër premtim i Berishës ishte për zgjidhjen e çështjes së dëmshpërblimeve për të përndjekurit politikë dhe dhënien e një përgjigjeje të përfundimtare për këto kërkesa të drejta.
Ai u angazhua për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët, pa përjashtuar asnjë kategori të shoqërisë shqiptare.