Valon Syla për burrin e Albulena Haxhiut: Ky punon, ha, pi e martohet brenda degës së Vetëvendosjes

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas komenteve që ka bërë dje bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, që ka ofenduar rëndë veteranin Faik Fazliun, i cili u arrestua nga policia pasi thanë se i kishte kanosur zyrtarët policorë, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, ka ofenduar rëndë Fazliu, duke e quajtur ‘’kurvar’’ të kafeneve të natës, në një koment në postimin e ministrit të Punëve të Brendshme, ku i reagonte veteranit.

Ndaj këtij komenti të Krasniqit ka reaguar Syla që ka shkruar se burri i Albulena Haxhiut nuk duhet të merret seriozisht kur flet për stil të jetës.

“Mos e merrni seriozisht këtë burrin e Albulenës kur flet për stil të jetës. Se ky punon në pikë të VV’së, pra militon nga brenda -jashtë, han, pin, rrin aty, edhe martohet brenda kësaj pike – dege të VV’së. Taman puna me dal ky kafehaneve… ☝️😜 #albanologji #malisheva #vv #lifestyle”, ka thënë ai.