U përplas në trotuar nga 19-vjeçari Jehon Breçani, kjo është e reja që humbi njërën këmbë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios. Nga ky aksident ka mbetur e plagosur rëndë 23-vjeçarja Xhesina Gega (që shihni në fotot e mëposhtme). E reja ishte duke pritur në stacionin e autobusit, kur një “Benz” luksoz me targa AA 888 XX, me drejtues 19-vjeçarin Jehon Breçani, djali i ish-drejtuesit të Policisë së Tiranës Erzen Breçani e ka përplasur. Gega ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të qendrueshme por ka humbur njërën prej këmbëve.

Mësohet se e reja ndodhet e vetme në spitalin e Traumës pasi familjarët i ka në Greqi. Sakaq në lidhje me këtë aksident policia ka arrestuar 19-vjeçarin Jehon Breçani.