U kërkoi të vinin maska dhe njërin prej tyre e goditi në autobus, 53-vjeçari theret për vdekje

Një burrë 53-vjeç në Shën Petersburg të Rusisë, është therur me thikë pas një zënke që pati me dy pasagjerë brenda një minibusi, që refuzonin të mbanin maskë.

Pamjet brenda autobusit tregojnë se si burri para se të zbresë nga mini-busi i afrohet një çifti që nuk kishin maskë mbrojtëse anti-Covid.

Pas një zënke të nisur me fjalë, pasagjeri goditi të riun pa maskë dhe u largua me shpejtësi, por i riu iu vërsul pas dhe diku në rrugë dhe e qëlloi për vdekje.

Trupi i pajetë i viktimës me plagë të thikë në shpinë është gjetur, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre kanë filluar hetimet.