Trump “si Mesia”? Imazhi me AI ndez debat global për politikën dhe fenë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ku paraqitet si një figurë me përmasa fetare, e ngjashme me “Mesian”. Në imazh, ai shfaqet i veshur me rroba të bardha dhe të kuqe, duke vendosur dorën mbi ballin e një personi të sëmurë, ndërsa një dritë e fortë e rrethon dhe figura të tjera e shohin me adhurim.

Termi “Mesia” ka një kuptim të thellë fetar dhe nënkupton “të zgjedhurin” ose “të dërguarin e Zotit”. Në krishterim ai lidhet me Jezusin, ndërsa në judaizëm konsiderohet si një figurë që pritet të vijë. Në Islam, Jezusi (Isa) njihet si Mesia, por si profet. Në përdorimin modern, ky term përdoret shpesh në mënyrë figurative për persona që paraqiten si “shpëtimtarë” në situata të vështira.

Postimi i Trump u publikua në platformën Truth Social, menjëherë pas deklaratave të tij kritike ndaj Papa Leonit XIV. Ai akuzoi Papën se po i shërben së majtës radikale dhe se duhet të sillet si një lider fetar dhe jo si politikan. Trump gjithashtu sugjeroi se zgjedhja e tij në krye të Vatikanit nuk do të kishte ndodhur pa ndikimin e tij si president.

Nga ana tjetër, Papa Leone XIV reagoi duke theksuar se nuk do të ndalojë së foluri për paqen dhe dialogun, pavarësisht kritikave. Ai nënvizoi rëndësinë e përfundimit të konflikteve dhe promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër përshkallëzimit të tensioneve.

Nga rubrika

Back to top button