Trofeu i La Ligas dërgohet në stadiumin e Real Madrid

Trofeu i La Ligas është dërguar në stadiumin “Valdebebas”, ku Real Madrid po zhvillon ndeshjet pas rifillimit të sezonit.

Nëse Real Madrid e mposhtë Villarrealin nesër, atëherë e siguron edhe matematikisht titullin e La Ligas, transmeton Indeksonline.

Prandaj, në rast se shënon fitore Real Madridi, atëherë mund ta ngrisë titullin menjëherë.

Real Madrid për momentin është 4 pikë përpara Barcelonës, ku kanë mbetur edhe dy gjiro për t’u zhvilluar.