Time Kadrijaj: Që nga tubimi i LVV, situata me COVID-19 na rrëshqiti nga duart

Deputetja e AAK-së, Time Kadrjaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti raportoi lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përhapjen e coronavirusit

për përhapjen e coronavirusit.null

Kadrijaj ka thënë se që nga tubimi i 10 qershorit situata me COVID-19 ka rrëshqitur nga duart.

“LVV pikërisht në atë periudhë organizoi protestë me motive politike, bile në ato tubime politike mbajti fjalim edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vita, i cili u zhvesh nga petku i mantelbardhit. Nga ai tubim filloi gjithçka, sa i përket rrëshqitjes nga duart me COVID-19”, tha ajo.