Theu rregullat e pandemisë, vdes pasi kryen dënimin prej 300 ushtrimesh fizike i riu filipinas

Një filipinas ndërroi jetë ditë e enjte si pasoj e një dënimi të marrë nga oficerët e ushtrisë në provincën Cavite, në ishullin Luzon. Ai theu rregullat e pandemisë dhe ushtria e dënoi të kryente rreth 300 ushtrime fizike të ngjashme me ato që kryejnë  vetë oficerët e ushtrisë, sipas dëshmive të familjarëve.

Darren Manaog Penaredondo dyshohet se u ndalua nga oficerët ndërsa blinte ujë pas orës 18: 00 me kohën lokale në provincën Cavite. Provinca Cavite, në ishullin Luzon, aktualisht është nën bllokim të rreptë për të lejuar përhapjen e Covid-19.

Sipas   BBC , Marlo Solero, shef i policisë së qytetit Trias u shpreh se asnjëherë nuk ka patur dënim fizik për shkelësit e rregullave, por vetëm leksione nga oficerët.

“Human Rights Watch” paralajmëroi që shkelësit e rregullave në Filipine po abuzoheshin. Grupi i të drejtave tha se kishte raste kur policia dhe zyrtarët lokalë kishin kufizuar njerëzit në kafaze qensh dhe të tjerët ishin të detyruar të uleshin në diellin e mesditës.