THAQI:9 VITE MË PARË U SIGURUA PËRFUNDIMISHT BASHKIMI TERRITORIAL I KOSOVËS

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, aso kohe ROSU në veri të Kosovës.

Ai ka shkruar se aty, nëntë vite më parë u sigurua përfundimisht bashkimi territorial i Kosovës.

Thaçi ka përkujtuar gjithashtu edhe rënien e policit të Kosovës, Enver Zymberi gjatë këtij aksioni.

Presidenti shkruan se Zymberi personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial.

“25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, shkruan Thaçi në postimin të cilit ia ka bashkangjitur një video të vizitës së tij në liqenin e Ujmanit.

“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi.