Thaçi shkon për ngushëllime në familjen e Latif Kryeziut, biznesmenit që vdiq nga koronavirusi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar sot për ngushëllime në familjen Kryeziu, pas vdekjes së biznesmenit Latif Kryeziu.

Thaçi me këtë rast ka vlerësuar lartë rolin e Kryeziut në procesin e lirisë dhe pavarësisë, duke thënë se me të ka qenë mik që dy dekada, shkruan lajmi.net.

“Isha për ngushëllime në familjen Kryeziu për ta ndarë dhimbjen së bashku, pas vdekjes së biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Për kontributin e tij në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pas vdekjes, për z. Kryeziu ndava Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Kryeziu ndërroi jetë pas komplikimeve që iu shfaqën pas infektimit me koronavirus. /Lajmi.net/