Tërmeti i fortë shkund Greqinë dhe Turqinë/ Raportohet për viktima, njerëz të tmerruar dhe ndërtesa të shembura

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter ka tronditur mesditen e sotme Greqinë dhe Turqinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në veri-perëndim të Samos

Tërmeti është ndjerë në periferinë e Atikës, në Rodos, Siros, Kretë dhe në të tjera zona. Në ishullin grek Samos tërmeti ka shkaktuar shumë dëme.

Aty një kishë në zonën e Karlovasit është rrënuar komplet. Mesi i Kishës, siç shihet nga fotot, është rrënuar, ndërsa pjesa anësore ka pësuar shumë dëmtime.

Ministri turk Soylu ka reaguar në Twitter pas këtij tërmeti. “Deri më tani, ka pasur raporte të shkatërrimit të 6 ndërtesave në Izmir Bornova dhe Bayraklı si dhe humbje jetësh në Uşak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydın dhe Muğla, ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjen e tyre në “Shërohuni shpejt”, shkruan ai.

https://fb.watch/1rWq2NFGrH/