Të famshmet shqiptare që zgjodhën burra të huaj

Ditët e fundit, top-temë në mediet rozë ishte lidhja e re e Adriana Matoshit me Keith Groeneveld.

Aktorja shumë e suksesshme shqiptare, Adriana Matoshi në një intervistë që dha së fundi, konfirmoi se ka të reja në jetën private të saj.

Ajo bëri të ditur se ka filluar romancë të re me futbollistin Keith Groenveld, i cili është me prejardhje nga Afrika e Jugut, i rritur në Belgjikë.

Pasi e konfirmoi lidhjen me 21-vjeçarin, Adriana u ‘kryqëzua’ nga komentet negative të komentuesve në rrjete sociale.

Ata e kritikonin për lidhje me një të huaj si dhe për diferencën e madhe në moshë, ani pse dyshja janë shumë të lumtur në këtë lidhje.

Për një moment, të gjithë i harruan sukseset e aktores dhe u përqëndruan në jetën e saj private, duke i shkruar komente nga më të ndryshmet. Por, kishte edhe nga ata që i dolën në krah.

Megjithatë, ‘zhurmë’ e madhe ishte bërë edhe kur disa të famshme të tjera shqiptare kishin konfirmuar se janë lidhur me të huaj.

Më poshtë gjeni listën e të famshmeve shqiptare që kanë partnerë të huaj:

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta

Këngëtarja Genta Ismajli është në lidhje dashurie me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Artistja po i shijon ditët më të mira pranë të dashurit të saj, ndërsa nuk mungojnë fotografitë e videot që i sjellin shumë shpesh krah njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Edhe për Gentën kishte kritika të ashpra kur konfirmoi lidhjen me turkun, por ajo ua dëshmoi se dashuria triumfon mbi të gjitha dhe se nuk i bën fare për komentet e të tjerëve lidhur me jetën e saj private.

Linda Halimi dhe Big D

Linda Halimi ashtu sikurse Adriana Matoshi ka zgjedhur për partner të jetës një person me ngjyrë.

Ajo tash e sa vite është duke e shijuar lidhjen me Big D, me të cilin e ka edhe një vajzë, Kaimana.null

Linda dhe Big D janë ndër çiftet që kanë lënë pas paragjykimet rreth lidhjes dhe shijuan dashurinë.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Edhe bukuroshja Afërdita Dreshaj është martuar me një person të nacionalitetit të huaj.

Ajo që prej vitit 2018 është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl dhe të dy janë shumë të lumtur bashkë.

Madje, lidhja e tyre është bekuar edhe me një fryt të dashurisë, dyshja pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Angela Martini prej vitesh gjeti dashurinë tek miliarderi rumun, Dragos Savulescu.

Çifti kurorëzuan me martesë dashurinë në vitin 2017. Kohën e fundit, modelja preferon që të jetë më e rezervuar sa i përket jetës private, andaj nuk publikon shpesh fotografi pranë bashkëshortit.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi është tjetër emër i njohur për publikun shqiptar, e cila është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Dyshja jetojnë dhe veprojnë në Turqi, ndërsa janë prindër të një djali, të cilit ia vendosën emrin Efehan.

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov

Këngëtarja Adelina Tahiri është e martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov.

Ajo kohë pas kohe publikon fotografi pranë bashkëshortit dhe tregon publikisht se është shumë e lumtur pranë tij.

Adelina dhe Serjozha janë prindër të një djali, që e kanë pagëzuar Jon, ndërsa të dy i kanë lënë pas të gjitha paragjykimet që në fillim iu bënë lidhjes së tyre.

Do të thotë, pavarësisht kritikave që Adriana Matoshi mori këto ditë, ajo është vetëm një tjetër shembull se dashuria nuk njeh nacionalitet.

Edhe emrat e tjerë të lartpërmendur janë kritikuar që zgjodhën të lidhen me partnerë të huaj, por lidhjet e tyre po ecin për mrekulli.