Syla: Diplomacia e gërrnaçave reagoi vonë, Izraeli iu falënderu miqve të vet, por Kosovës jo

Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka komentuar reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që sot doli në mbrojtje të Izraelit, shumë ditë pasi gjithë forcat politike globale reaguan njëjtë, shkruan Gazeta Metro.

Syla në postimin e tij thotë se Kosova ka reaguar vonë dhe se ‘diplomacia e gërrnaçave’ po e përfaqëson Kosovën brenda.

“Veç edhe 1 mangësi e patëm. Mu bo me Palestinë. Hajt, se ja ndini krismëm. Izraeli ju falënderu miqve të vet, por Kosovës, jo. Vonë reagoi diplomacia e gërrnaçave, që fatkeqësisht po e përfaqëson Kosovën brenda”, shkroi Syla.