Surprizat e Sunny Hill Festival zbulohen sonte

Festivali më i madh muzikor në rajon, Sunny Hill, zbulon sonte në orën 20:00 listën e plotë të artistëve që do të performojnë këtë verë në Prishtinë!
Deri tani janë konfirmuar dy emra gjigantë: Dua Lipa, që do të hapë festivalin më 1 gusht, dhe Peggy Gou, që do ta përmbyllë natën finale me energji elektrizuese më 3 gusht.