Sporti shqiptar në zi: Vdes nga koronavirusi ish sportistja e njohur

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit betejën me koronavirus e kanë humbur katër persona.

Mediat në Shqipëri kanë shkruar se në mesin e personave që kanë vdekur nga koronavirusit, është edhe Gonxhe Rexhepi.

Ajo ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare. Rexhepi ishte volejbolliste e njohur në Shqipëri, teksa ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë nga Shkodra.

Pasi zbuloi se ishte e infektuar dhe gjendja u rëndua, Rexhepi u transportua te Infektivi, por pavarësisht punës së mjekëve nuk mundi që të mbijetonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.