Sot varroset humoristi Rasim Thaçi-Cima

Humoristi Rasim Thaçi-Cimi i cili vdiq dje në moshën 71-vjeçare si pasojë e COVID-19, do të varroset sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, raporton Express.

Cermonia e varrimit do të mbahet prej orës 13:00. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të humoristit.

“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, Ju njohtojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi!Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.

Familja e Rasim Thaqit “, thuhet në postimin e tyre.