Sot jepet repriza e shfaqjes ‘Sërish vijnë zgjedhjet’

Shfaqja virtuale “Sërish vijnë zgjedhjet” me regji të Faik Ispahiut jepet sot në mbrëmje reprizë në ora 21:00 në Facebook dhe ZOOM. 

Tekstin e shfaqjes e ka adaptuar  regjisori duke u bazuar në “November” të David Mamet. 

Regjisori, së bashku me ekipin e aktorëve: Besim Ajeti, Shpejtim Kastrati, Ermal Sadiku dhe me paraqitje nderi të doajenit Enver Petrovci, vijnë me një realizim inovativ të shfaqjes, “Sërish vijnë Zgjedhjet”

Edhe repriza e kësaj shfaqjes, sikurse premiera e dhënë dy ditë më parë do të jetë LIVE në Facebook-un e Virtual Theatre Kosovo dhe për një pjesë të publikut edhe përmes platformës ZOOM. 

Aktorët do të përformojnë drejtpërdrejt nga vendndodhja, ndërsa publiku mund ta përcjellë LIVE shfaqjen edhe në ZOOM, në këtë mënyrë do të ketë interaktivitet mes aktorëve dhe publikut, njëjtë sikur edhe në sallë të teatrit.

Premiera e shfaqjes “Sërish vijnë zgjedhjet” është dhënë të dielën, më 12.07.2020 në Facebook dhe ZOOM.