Sonte ndeshja Spanjë – Kosovë, luhet pa praninë e tifozëve

Rregullat për mbrojtjen nga pandemia janë strike në Spanjë.

Atje në ora 22:30 mbyllen të gjitha lokalet.

Për ata që janë në ndonjë lokal ose shitore, i kanë vetëm 30 minuta që të mund të kthehen deri në ora 23:00. Dhe nga kjo orë e deri të nesërmen në ora 6 të mëngjesit askush nuk mund të lëviz.

Bartja e maskave është obligative në rrugë, kurse në lokale nuk ka nevojë të bartet maska.

Ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Spanjes, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Ndryshe në këtë shtet janë të infektuar 3 milionë e 280 mijë persona.

Si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 76 mijë persona.