Sky Sports: Aston Villa gati ti paguaj 36 milion euro për Milot Rashicen

Mediumi më i besueshëm në Angli sa i përket lajmeve të sportit, Sky Sports, ka raportuar se Aston Villa janë duke hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e Rashica, transmeton Insajderi.

Aston Villa arriti që të sigurojë mbetjen në Ligën Premier, në javën e fundit të kampionatit dhe ata duan që për sezonin e ardhshëm, të evitojnë rreziqe të tilla, duke bërë përforcimet e duhura në këtë afat kalimtarë.

Është raportuar se Milot Rashica, ka marrëveshje personale me RB Leipzig, por duket se këta të fundit, nuk po arrijnë ta bindin Bremenin për shumën e transferimit të lojtarit.

Për anësorin sulmues të përfaqësuese së Kosovës, ka interesim të madh nga Borussia Dortmund, që e sheh si zëvendësues të Jadon Sancho./Insajderi.com