“S’ka virus”, Afrim Muqiqi s’pyet për masat anti-Covid, kallë atmosferën në një dasmë

Ndonëse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen dasmat për shkak të parandalimit të COVID-19, kjo duket se nuk u bën përshtypje këngëtarëve kosovarë.

Këngëtarët e mirënjohur, Afrim Muqiqi, Muhamet Sejdiu dhe Bajram Gigolli, kanë shkelur masat anti-COVID, duke këndur në një dasmë.

Në një video që ka siguruar Reporteri, shihet një grumbull i madh i njerzëve të pranishëm një restorant diku në Kosovë.

Ndërkaq, Qeveria Kurti 2 përmes një komunikate për media, sot ka njoftuar se organizimi i dasmave është i ndaluar përkundër se dje kishte njoftuar se lejohet organizimi i tyre me pjesëmarrje deri në dhjetë persona.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave, mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendim.
Kliko për të parë videon e plotë👇

https://video.gjirafa.com/video-1617733509-mp4