Situatë e tensionuar para ndeshjes me Spanjën: Kush deshi ta heqë flamurin e Kosovës?

Pas pak minutave, do të nisë sfida mes Spanjës dhe Kosovës në La Cartuja të Sevillës.

Në një lidhje direkte me T7, gazetari Berat Buzhala, që është i pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla para takimit.

Ai ka zbuluar se atyre i janë afruar një grup i vogël që ishin me flamur të Kosovës dhe kanë tentuar t’ia marrin atë.

Buzhala shpjegon se kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhëratë nga lart.

Mirëpo, ai zbuloi se me insistimin e tyre, flamuri ka qëndruar në duar të tyre dhe më pas është përfshirë edhe UEFA, duke konfirmuar kështu mbetjen e flamurit.