Situata e Covid jashtë kontrollit, qeveria mbyll bregdetin, turizmi në rrënim

Situata e koronavirusit e dalë jashtë kontrollit nga paaftësia e qeverisë për të menaxhuar, po sjell dhe problemet e para.

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama sot ka vendosur të mbyllë të gjitha lokalet, beach baret dhe lokalet e natës në të gjithë bregdetin.

Me këtë masë të re, industria e turizmit po shkon drejt rrënimit.

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.