Si në filma: Qytetari ndjek me thikë policët në Gjakovë

Një qytetar ka sulmuar me thikë policët në qytetin e Gjakovës.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar video ku shihet se si qytetari me thikë në dorë tenton të sulmojë policët.

Sulmuesi me thikë në dorë për një moment i afrohet një polici, ndërsa më pas shihet se si edhe policë të tjerë tentojnë ta kapin që të mos ndodhë më e keqja.

Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës, të cilët kanë thënë se qytetari në fjalë ka sulmuar qytetarët të cilët e kanë njoftuar policinë.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=52989707&v=2.1&guid=594f7f6e42914abb8fb4d5aa58115b7211f15a6d7cb24f1189384b307be44c77

“Qytetarët na kanë njoftuar se te Viva Fresh një qytetar po bën probleme, po i sulmon qytetarët me një thikë dhe shufër të hekurit. Personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë në Gjakovë”, thonë nga policia e këtij qyteti për Reporteri.net.

Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi i cili ka sulmuar policët me thikë është pacient i repartit psikiatrik në spitalin rajonal në Gjakovë.

Policët megjithatë kanë arritur ta arrestojnë personin në fjalë, i cili është dërguar në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të Prokurorit është ndaluar me 48 orë.