Si mbeti ndryshimi i orës?

Ndryshim i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Zakoni i ndërrimit të orës daton që nga vitet 1970, por ideja fillestare e kursimit të energjisë daton kohë më parë. Historia ka nisur që në kohën e Luftës së Parë Botërore për të shpëtuar qymyrin, e më pas në vitin 1976, në kohën e krizës së naftës u materializua. Por, nëse sheh më thellë, është Benjamin Franklin, ai që e propozoi idenë që në vitin 1784 për të kursyer qirinjtë.

Ndryshimi i orës fillimisht kishte si qëllim shpëtimin e energjisë përmes garantimit të më shumë drite gjatë mëngjeseve të dimrit, por diskutimet e kohëve të fundit janë fokusuar përreth sigurisë dhe rreziqeve të ngarjes së makinave në errësirë.

Kritikët e ndryshimit të orës thonë se, ajo shkakton probleme me gjumin dhe është jo e shëndetshme. Ndërkohë, Maroku vendosi javën e shkuar të heqë dorë nga ndryshimi i orës, vetëm dy ditë para se kjo të ndodhte.

Mirëpo Bashkimi Europian ka vendosur që nga vitit 2021 ndërrimi i orës të hiqet dhe shtetet anëtare të BE’së do të vendosin vet se me çfarë ore do të vazhdojnë, verore ose dimërore.