Shpërthen Skandali: Kryetari I LDK-Së Isa Mustafa Pa Shkuar Në Punë Merrë Pagë Nga Universiteti I Prishtinës

Në media po qarkullon lajmi se  Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tash e e katër vjet merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar fare në punë.

Sipas burimeve të mediave në Fakultetit Ekonomik i janë ndarë orët ne nivelin master, dhe është paguar për ato orë, por Mustafa asnjëherë nuk ka shkuar për të mbajtur ligjeratë me studentë.

Lajmin është konfirmuar edhe nga Organizata për Monitorimin e Universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore”.