Shpend Ahmeti vjen me një lajm të mirë rreth COVID-19

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se pasi që kanë pranuar gjatë ditës së djeshme makinat e para si dhe testet serologjike, kanë filluar që nga sot me kryerjen e këtyre testeve.

60 persona sic ka thënë Ahmeti janë testuar sot.

Ndërsa nga e hëna Ahmeti ka premtuar se do fillojnë me testimin e qytetarëve por se prioritet do të ketë grupet e rrezikuara me simptome.

Aktualisht Ahmeti ka bërë të ditur se kanë kapacitetin e rreth 100 testeve në ditë, por se kjo pritet të ndryshoj brenda dy javësh, ku do të shtohet kapaciteti për 400 teste në ditë.

null

Statusi i plotë nga Shpend Ahmeti:

Dje kemi pranuat edhe maqinat e para si edhe testet serologjike për COVID në Komunën tonë. Sot kemi testuar edhe 60 personat e parë por në ditët e para jemi në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë.

Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptome.

Momentalisht jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë e brenda dy javësh do jemi me kapacitet rreth 400 në ditë.

Synimi primar në fillim është

  1. Përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dijmë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin.
  2. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga Marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat).

Na prift e mbara në këtë kapitull të ri

P.s. Me decentralizim të testeve, shumë shpejtë shumica e laboratoreve private do ta kenë mundësinë e testimit serologjik dhe PCR.