Shokuese: Nëna vret të tre fëmijët e saj

Policia austriake arrestoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tri vajzave u gjetën në banesën e saj në Vjenë.

Gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje pas kësaj, raportojnë mediet austriake.

Sipas raportit të policisë, gruaja plagosi vetën në apartament, teksa trupat e fëmijës së moshës tetë muaj, tre dhe nëntë vjeç u gjetën në vendin e ngjarjes

Mjekët u përpoqën të ringjallnin vajzën më të rritur, por nuk arritën t’ia dalin dot.